Vendosni fjalën kyçe....

Sot zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së, 6 kandidatët në garë


Këtë të shtunë zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD).

Kreu i PD-së Sali Berisha ditën e djeshme shkroi në faqen e tij në “Facebook” se ky proces zgjedhjesh ka rëndësi të madhe për partinë.

“Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.”- shkroi kreu i PD-së.

Sipas një njoftimi në profilin nga FRPD, qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe të gjithë anëtarët me kartë anëtarësie do të votojnë për 6 kandidatët, që gjatë muajit të fundit kanë zhvilluar fushatën duke u prezantuar para tyre.

Gjashtë kandidatët në garë për kreun e ri të FPRD-së janë: Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.