Vendosni fjalën kyçe....

Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë/ Ilir Meta: Është shpallur mosekzistenca e ERE-s si e pavarur


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur për vendimin e qeverisë për prishjen e vendimit të vet për rritjen e çmimit të energjisë, duke futur fashën orare prej 800 këh me 1 Tetor.

Meta tha se ky vendim i njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama, tha se tregon që në vend nuk ka institucione të pavarura dhe se është shpallur “mosekzistenca” e ERE-s si institucion i pavarur.

“Ky vendimi marrë i shpallur, i zhbërë në mënyrat më të turpshme tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe tregon që nuk ka institucione të pavarura që bëjnë detyrë.
Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë.

Është shpallur mosekzistenca e ERE-s si një institucion i pavarur. Vendimi që ERE mori ishte tërësisht i pabazuar në asnjë analizë financiare, ishte i bazuar vetëm në Asamblenë e KESH-it.

Është e paprecedentë dhe kemi një tejkalim të kompetencave të asamblesë së KESH-it. ERE është bazuar mbi këtë vendim që është në konflikt interesi. Nuk mund të mbulohen vjedhjet e KESH-it dhe të OST-së me rritjen e çmimit 4-fish.

Shteti i së drejtës ka rënë, tregon që kemi në krye një kryeministër provokator, i cili provokon qytetarët dhe shtresa të tëra nëse ata nuk reagojnë, nëse opozita nuk reagon dhe nuk i çmonton këto manovra për të mbuluar dështimin galopant të sistemit të energjisë.”– tha Meta.