Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen oficeri amerikan dhe bashkëpunëtorja e tij, akuzohen për spiunazh


Dy amerikanë, përfshirë oficerin e parë transgjinor të ushtrisë amerikane, u arrestuan pasi i ofruan informacion mjekësor një agjenti të fshehtë të FBI-së, i cili paraqitej si punonjës i ambasadës ruse, sipas një aktakuze federale të bërë publike të enjten.

Majori Jamie Lee Henry dhe Dr. Anna Gabrielian nga Rockville, Maryland u akuzuan për konspiracion dhe dhënie informacioni shëndetësore sekret raportoi Baltimore Banner, duke cituar aktakuzën federale.

Gabrielian, 36 vjeç, është pedagoge e anesteziologjisë në shkollën mjekësore ‘Johns Hopkins’ në Baltimore. Henri është një mjek në Fort Bragg në Karolinën e Veriut. Sipas aktakuzës, ata ‘komunikuan dhe u takuan disa herë’ me një agjent të fshehtë të FBI-së, për të cilin besonin se ishte një punonjës i ambasadës ruse, duke ofruar informacion sekret mjekësor për personelin e ushtrisë amerikane dhe familjet e tyre.

Henry bëri bujë në qershor 2015 si oficeri i parë i njohur i ushtrisë amerikane që doli si transgjinor. FBI pretendon se ka përgjuar një mesazh nga Gabrielian që i ofronte ndihmën e saj ambasadës ruse.

Gjatë takimit të saj të parë me agjentin e fshehtë në një hotel në Baltimore më 17 gusht, Gabrielian tha se ishte ‘e motivuar nga patriotizmi ndaj Rusisë’ dhe ishte e gatshme të rrezikonte të pushohej nga puna ose të shkonte në burg.

Ajo përmendi gjithashtu se Henri kishte qasje jo vetëm në dosjet mjekësore, por mund të ofronte informacion në lidhje me stërvitjen amerikane të ushtrisë ukrainase. Henri, 39 vjeç, mori pjesë më pas në takimin e dytë.

Aktakuza ndaj çiftit është ngritur të mërkurën. Pas paraqitjes së tyre fillestare në gjykatë, Henry dhe Gabrielian u lanë në arrest shtëpie.