Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino vjen të enjten në Shqipëri


Kreu i FIFA, Gianni Infantino vjen nesër në Tiranë. Të enjten kreu i qeverisë botërore të futbollit do të zhvillojë takime me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, por jo vetëm.

Ai pritet të shohë nga afër punimët në Shtëpinë e Futbollit dhe do vizitojë stadiumin Air Albania.

Kjo vizitë vjen me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të FSHF-së në institucionin më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Italiani thuhet se përveç përfaqësuesve të futbollit, do të takojë edhe figura të politikës, konkretisht kryeministrin Edi Rama. Këtë vizitë, Infantino e kishte lajmëruar prej muajsh, përmes një letre dërguar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.