Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Rama bëhet shpesh pa nevojë avokat i Vuçiçit


Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpesh pa asnjë nevojë, bëhet avokati kryesor i presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Ajo tha se Rama duke u bërë avokat i Vuçiçit i ndihmon atij që të mos bëhet pjesë e politikës së përbashkët të BE-së dhe SHBA-së në raport me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Është e vërtetë që kemi divergjenca sa i përket “Ballkanit të hapur”. Kemi divergjenca edhe në raport me atë se si kryeministri shpesh pa asnjë nevojë, bëhet avokati kryesor i (Aleksander) Vuçiçit në vende dhe mediume të ndryshme ndërkombëtare duke i ndihmuar Vuçiçit të mos bëhet pjesë e politikës së përbashkët të BE-së dhe SHBA-së në raport me luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, për të qenë shumë e sinqertë, mendoj që asnjëherë më parë marrëveshjet konkrete që kemi me Shqipërinë, nuk kanë qenë të implementuara me një shpejtësi të tillë si deri tani dhe nuk kanë qenë më tepër në kuptimin e asaj që t’u shërbejnë qytetarëve në të dyja anët e kufirit edhe në Shqipëri edhe në Kosovë”, tha Gërvallaa