Vendosni fjalën kyçe....

U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, ndërron jetë 32-vjeçari në Lezhë


Ndahet nga jeta Amaros Deda, 32-vjeçari i u paraqit ditën e sotme në spitalin e Lezhës i plagosur me armë zjarri.

Paraprakisht policia dyshon që bëhet fjalë për një vetëvrasje. Arma me të cilën u plagos i riu është sekuestruar nga policia.

“Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.”– thuhet në njoftimin e Policisë.