Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen 4 makina në aksin Kavajë-Durrës, lëndohen dy persona


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Durrës ku janë përplasur 4 makina.

Nga aksidenti janë lënduar 2 persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.