Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet jashtë shtëpisë së tij aleati i vjetër i Navalny-t: Sulm i pastër politik


Një aleat i vjetër i liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani.

Leonid Volkov u sulmua me një çekiç dhe gaz lotsjellës ndërsa ndodhej në makinën e tij në të martën mbrëma, thazëdhënësja e tij.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i agresorit dhe motivi i ngjarjes.

Policia lituaneze është informuar për incidentin dhe po heton, ka njoftuar agjesia e lajmeve Reuters.

Një tjetër anëtar i ekipit të Navalny, Ivan Zhdanov, postoi fotografi në mediat sociale të z. Volkov me një këmbë të majtë të përgjakur.

I pyetur nëse sulmuesi kishte bërtitur ndonjë gjë, z. Zhdanov tha se gjithçka ndodhi. në heshtje.

“Sigurisht që ky është një sulm i qartë politik, këtu nuk ka dyshim”, shtoi ai.

Volkov, 43 vjeç, ka jetuar jashtë Rusisë për disa vite për sigurinë e tij dhe ka shërbyer si shefi i shtabit të Navalny derisa lideri i opozitës vdiq papritmas në burg në Arktikun rus muajin e kaluar ndërsa vuante një dënim 19-vjeçar, pasi u dënua për akuza që ishin politikisht të motivuara.

Volkov përballet gjithashtu me akuza të ndryshme të motivuara politikisht në Rusi.

Ai shërbeu si kryetar i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny-t deri vitin e kaluar kur dha dorëheqjen pas zbulimit se ai kishte nënshkruar letra duke kërkuar që Bashkimi Evropian të hiqte disa sanksione ruse.

Pavarësisht se jeton jashtë Rusisë, ai gjithashtu është siguruar që aktivizimi i Navalny dhe ekipi i tij mund të vazhdojë.

Kjo ka përfshirë hetime kundër korrupsionit, video në YouTube dhe transmetime të drejtpërdrejta gjatë protestave dhe ngjarjeve të mëdha në Rusi.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC