Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me 5 të plagosur në Lezhë, arrestohet shoferi


Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me disa të plagosur te “Kryqëzimi i Treshit” në Lezhë.

Aksidenti ndodhi në rrugën interurbane dytësore Milot-Lezhë, ku 36 vjeçari me inicialet K.B., humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke u përplasur me një tjetër makinë. Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, si dhe tre pasagjerët, njëri prej të cilëve ishte një fëmijë 2-vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K.B. 36 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë parregullt”.

Me datë 23.09.2022, rreth orës 00:00, duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi K.B., drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi A.Sh. 36 vjeç, banues në Tiranë, si dhe pasagjerët në mjetin e shtetasit A.Sh., konkretisht K.M. 20 vjeçe, banuese Lezhë, E.T. 19 vjeçe, banuese në Vlorë dhe një fëmijë i mitur 2 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.