Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: SKAP-i i partisë të shqyrtojë çdo vendim timin që prej vitit 1991, të hetojë Taulant ‘Sharrën’ për padi të rreme


Kreu i PD-së Berisha pohoi sot se nuk ka firmosur asnjë vendim të paligjshëm kur ka qenë kryeministër ndërsa iu drejtua SPAK-ut duke thënë se mund të hetojë e shqyrtojë çdo vendim tijin që prej vitit 1991.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Berisha tha se me ironi se ‘SKAP-i i partisë është një repart i PS-së dhe se duhet të kishte nisur hetimet ndaj Taulant Ballës për padi të rreme.

Po kështu Berisha theksoi se PD-ja nuk ka ushtruar asnjë presion ndaj SPAK-ut por e fton që të hetojë aferën e inceneratorëve.

“E ftoj SKAP-in e partisë që të shqyrtojë çdo vendim të Sali Berishës nga viti 1991 deri gjer më sot. Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD. Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së. Mund të jap një shembull. Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dërgojnë SKAP-it një dekret të mëkëmbësit të mbretit Jakomaon. I thonë se ky dekret dëshmon se trojet e rikthyera disa familjeve tiranase janë shpronësuar me këtë dekret. Çfarë tregon dekreti? Ka emrat e shtatë familjeve, asnjëra nuk i përket kompleksit të klubit Partizani. Çdo prokurori serioze në botë, merr vetëm një vendim, hap çështje penale ndaj atij që bën padi të rreme. Këtë e parashikon Kodi Penal dhe Procedura Penale e çdo vendi. SKAP-i i partisë, në vend që të marrë në hetim, Taulant Sharrën, SKAP-i bën sikur nuk disponon këtë falsitet madhor. Ky nuk është presion, ky është një turp. Unë nuk kam firmosur fap e fap, unë kam firmosur duke pasur ligjet dhe Kushtetutën përpara.” – tha Berisha.