Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden e bën sërish, vërdalliset i humbur në skenë (VIDEO)


Joe Biden është bërë përsëri objekt talljesh në internet. Kjo pasi edhe një herë tjetër është shfaqur i humbur në skenë.

Presidenti amerikan po mbante një fjalim në një event të Fondit Global në Nju Jork të mërkurën. Pas fjalimit të tij, në vend që të largohej mbeti në skenë i hutuar.

Biden u pa gjithashtu duke thënë disa fjalë të cilat nuk ishin të dëgjueshme për shkak të duartrokitjeve dhe zhurmave. Më pas moderatori i eventit lexoi një letër falënderimi e cila tërhoqi vëmendjen e presidentit 79-vjeçar i cili vendosi të qëndronte në një cep në skenë dhe ta dëgjonte.

Videoja është shpërndarë nga shumë përdorues në Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale.

Veprimtaria ku merrte pjesë Biden u organizua për të mbledhur fonde për të luftuar SIDA-n, tuberkulozin dhe malarinë. Në këtë drejtim u mblodhën 14.25 miliardë dollarë, shuma më e lartë e premtuar ndonjëherë për një organizatë shumëpalëshe shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan është tallur për gafa të tilla. Në prill, pas një fjalimi u shfaq duke i shtrirë dorën për një shtrëngim duarsh një personi të padukshëm, që nuk ekzistonte në skenë.