Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët sulmojnë bankat në Liban duke kërkuar lirimin e parave (Video)


 

Klientët kanë sulmuar bankat në Liban në një përpjekje për t’i detyruar ato të lirojnë paratë e tyre mes krizës financiare në vazhdim.

Një nga klientët u identifikua në raportet e mediave si biznesmeni Abed Soubra, i cili bërtiti për mediat vendase nga brenda një dege të BLOM Bank në lagjen ‘Tareek Jadeedeh’ të Bejrutit, ndërsa përpiqej të negocionte për lirimin e fondeve të tij.

Libani është përfshirë prej shumë kohësh nga një krizë e thellë ekonomiko-financiare.

Vendi përballet me mungesë mallrash ndërsa inflacioni ka arritur në nivele tejet të larta. Asnjë nga qeveritë që ka ardhur në pushtet së fundmi nuk ka arritur që të gjejë një stabilitet për vendin.