Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Teksas, asnjë i mbijetuar


Një avion është rrëzuar në aeroportin e Teksasit, duke marrë jetët e 10 personave që ndodheshin në bord.

BBC” shkruan se avioni u rrëzua pak pas ngritjes në aeroportin Addison. Pas ngritjes avioni u kthye në hangar, para se të shpërthente në flakë.

Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur shpejt në vendngjarje, por nuk kishte të mbijetuar.

Autoritetet nuk e kanë publikuar identitetin e viktimave, pasi familjarët e tyre ende nuk e kanë mësuar lajmin e hidhur.

“Kam vizituar skenën dhe u informova për incidentin. Lutemi për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Ekipi është në proces për t’i njoftuar ata”, tha gjykatësi i Dallasit, Clay Jenkins.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *