Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi ‘e bën baltë’, mundet nga Monza e vendit të fundit


Juventus ka pësuar një humbje surprizë ndaj Monzës në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme.

Humbja ishte e dyta radhazi pas asaj të mesjavës në Ligën e Kampionëve dhe e çon në pesë numrin e ndeshjeve pa fitore të bardhezinjve.

Pas javës së shtatë torinezët e shohin veten në vendin e tetë të renditjes, gjashtë pikë larg kreut që mbahet nga Udineze.

Monza ishte në vend të fundit para sfidës së sotme e pas tre pikëve të marra ndaj Juves ka mundur të ngjitet dy shkallë në klasifikim. Fitorja ndaj Juventusit ishte e para që prej fillimit të kampionatit.