Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund të bëni këtu grifshën”- Ndërpritet seanca plenare pas sherrit mes Tabakut dhe Felajt


Ndërpritet seanca plenare pas një përplasjeje mes nënkryetares së Parlamentit Ermonela Felajt dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku.

Kjo e fundit kërkoi fjalën, që Felaj jo vetëm nuk ia dha dhe e quajti deputeten demokrate “grifshë”.

Pjesë nga debati:

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku, e sqazruam çështjen e replikës me z.Alibeaj, aq e gjykoi ta shfrytëzonte replikën, ju s’mund të merrni fjalën për replikën e z.Alibeaj

Tabaku: Për procedurë… Dua t’ju tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS-së…

Felaj: Nuk jeni ende në kushtet që t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për fjalën. Fjalën e ka zonja Hoti.

Kur të mësosh t’u drejtohesh me edukatë të gjithë kolegët atëhere edhe do të kesh të drejtën ta marrësh fjalën, sa kohë nuk komunikon me etikë nuk mund të bësh grifshën nga aty ku je.

Tabaku: Zonja shumë e nderuar e seancës, kërkoj dy minuta pushim në emër të grupit për të bërë ankesë ndaj drejtueses së Kuvendit për uzuprim për të drejtën e të folurës, për fyerjen është në etikën tuaj dhe me sa ju njoh ju mungon dhe nuk ua jap dot unë.

Më pas është ndërprerë seanca.