Vendosni fjalën kyçe....

Meta poston foton e vitit 1990: Koha s’pret, të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar e korruptuar


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka publikuar një foto nga takimi i studentëve me Ramiz Alinë me 9 dhjetor 1990 dhe e shoqëron atë me mesazhin se mbrojtja e demokracisë sot është detyrë patriotike.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se zgjidhja nuk është largimi e as nënshtrimi poor përballja me të keqen që ka kapur nga fyti Shqipoërinë.

Meta thekson më tej se të gjithë duhet të mblidhen për të shpëtuar demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar e të korruptuar.

“Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë! Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar! Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!” – shkruan Meta.