Vendosni fjalën kyçe....

Rama acarohet sërish me TCH për sulmin ndaj TIMS: Festë tallavaje për ekranet e portalet jo “festë për kriminelët”


Çështja e sulmit kibernetik ndaj sistemeve informatike shqiptare është kthyer sërish në shkak përplasje mes Kryeministrit Edi Rama dhe televizionit Top Channel.

Këtë herë Rama u acarua me Top Channel për një kronikë të televizionit mbi sistemin TIMS.

Në kronikën e TCH se në Rinas verifikimi bëhet me fotografi dhe jo automatikisht nga sistemi TIMS dhe më pas ato rihidhen në regjistër kur nuk ka fluks udhëtarësh.

Në kronikë ndër të tjera Top Channel thotë se nga verifikimi manual përfitojnë kriminelët dhe kontrolli bëhet manualisht në bazë të dyshimeve.

 

Pas kësaj kronike ka reaguar Kryeministri Edi Rama i cili thotë se “nuk ka festë për kriminelët” por për ekranet që sduan t’ia dinë për publikun.

“Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh! Jo që s’po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis!”-shkruan Rama.

Madje për kronikën ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm i cili ka nxjerrë foton dhe pyet se “nëse nuk punon sistemi si punojnë portat automatikisht”.

Si mund të punojnë portat elektronike ne sfondin e gazetares së kësaj kronike që dizinformon totalisht publikun, nëse TIMS do ishte i fikur?”-pyet Çuçi.