Vendosni fjalën kyçe....

Goditet grupi i trafikut të drogës në Zvicër, një shqiptar mes katër të arrestuarve


Në fund të muajit gusht të këtij viti kanë rënë në pranga tre persona që akuzohen se tregtonin lëndë narkotike dhe një blerës.

Siç bëjnë me dije mediet zviceriane, kjo ishte pjesë e një aksioni policor për të goditur grupet kriminale në rrethet si Dietikon, Dielsdorf dhe Hergon.

Pas hetimeve policore, policia e kantonit të Zvicrës monitoroi edhe një pronë në Unterengstringen. Ku pas kontrolleve u sekuestruan më shumë se dy kilogramë kokainë, aksesorë për tregtimin e lëndëve narkotike, disa armë dhe objekte të rrezikshme si dhe dhjetëra mijëra franga në lokacione të ndryshme.

Në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga, katër persona të moshës 29 deri në 45-vjeç, shtetas këto nga Zvicra, Italia, Austria dhe Shqipëria.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për katër personat.