Vendosni fjalën kyçe....

“Të vdesësh 75-vjeç nuk është tragjedi” – Nuk pritet mirë i zgjedhuri i Bidenit që do e këshillojë për Pandeminë


Në ekipin që këshillon Joe Bidenin për pandeminë, bën pjesë dhe onkologu Ezekiel Emanuel. Ky i fundit argumenton se jeta duhet të përfundojë në moshën 75-vjeçare, për këtë arsye përzgjedhja e tij nga Biden ka shkaktuar debate në SHBA.

Të hënën ekipi i Bidenit zbuloi një panel këshillues ekspertësh prej 13 personash, ku bën pjesë dhe Emanuel i cili njihet më së shumti për deklaratat e tij se të jetosh shumë gjatë “është po aq e keqe sa të vdesësh para kohe.”

Në tetor të vitit 2014 ai shkroi një ese me titull “Pse shpresoj të vdes 75 vjeç”.

Ai shprehej: “Deri sa të arrij 75 vjeç, do të kem jetuar një jetë të plotë. Do të kem dashururuar dhe të jem dashuruar. Fëmijët e mi do të rriten dhe do të jenë në mes të jetës së tyre. Unë do të kem parë nipërit e mbesat e mia të lindin dhe të fillojnë jetën e tyre. Unë do të kem ndjekur projektet e jetës sime dhe të kem bërë çfarëdolloj kontributi, të rëndësishëm ose jo. Dhe shpresoj se nuk do të kem shumë kufizime mendore dhe fizike. Të vdes në moshën 75 vjeç nuk do të jetë tragjedi.”

Duke pasur parasysh tezën e Emanuel për jetëgjatësinë, disa janë të alarmuar për përzgjedhjen e tij nga Biden dhe në rrjet kanë nisur komentet kritike. Ata kanë vënë në dukje se vetë Biden është 77 vjeç, e sipas tezës së Emanuel do duhej të kishte vdekur që para dy vitesh.

Komentatorja politike Liz Wheeler thotë: “Kështu Biden paska zgjedhur Emanuel për task forcën e tij për Covidin.

Emanuel dëshiron të vdesë në moshën 75 vjeçare.

Argumenton se mosha e moshuar nuk duhet të zgjatet.

Thotë që të moshuarit nuk kontribuojnë në shoqëri.

Thotë se ai vetë do të refuzojë kujdesin shëndetësor, madje edhe vaksinën kundër gripit.

Por tani ai do të ‘mbrojë’ të moshuarit e kombit tonë nga Covidi?!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *