Vendosni fjalën kyçe....

Makina bie nga ura në rrugën e Arbrit, shpëton drejtuesja bashkë me fëmijën


Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Spates”.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë saj.

Raportohet se drejtuesja e mjetit ndodhej në mjet me një fëmijë. Fatmirësisht ata kanë pësuar vetëm lëndime ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.