Vendosni fjalën kyçe....

Interi e Napoli kopje të njëra tjetrës, marrin fitore në minutën 89’


Napoli dhe Interi kanë qenë kopjet e njëra tjetrës në sfidat e sotme në Seria A përballë Spezias e Torinos.

Napoletanët fituan falë golit të Raspadorit në minutën e 89’ që ndëshkoi Spezian dhe mori 3 pikët ndërsa Brozoviç po në minutën e 89’ i dha fitoren zikaltërve përballë Torinos.

Napoli ngjitet provizorisht në vendin e parë me 14 pikë ndërsa Interi në vendin e tretë me 12 pikë.