Vendosni fjalën kyçe....

Dosjet e Sigurimit/ Veliaj: Brezi i gjyshërve tanë ka ende hesape për të larë, nuk është ky brezi që na jep zgjidhje


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është rikthyer sërish çështjes së hapjes së dosjeve.

Pasi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Veliaj tha se brezi i politikanëve të viteve ’80-90 ka ende hesape për të larë.

“Disa mësime nga e kaluara po i nxëmë dhe disa gabime nuk po i bëjmë më. Brezi i gjyshërve tanë, edhe në Shqipëri, ende po sqarojnë kush ishte komunist, kush sigurims dhe kush spiun. Nuk është ky brezi që do na japë zgjidhjet për të ardhmen. Ai brez ka ende hesape për të larë për vitet ’80 dhe ’90. Por, brezi ynë, që nuk e ka këtë barrë, që nuk e ka këtë ngarkesë, do duhet të marrë disa vendime të guximshme për të ecur përpara.”– deklaroi Veliaj.

Përmes kësaj deklarate Veliaj shënjestron ish-presidentin Ilir Meta, pasi së fundmi Autoriteti i Dosjeve iu drejtua Kuvendit duke thënë se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.