Vendosni fjalën kyçe....

Rama konfirmon Veliajn: Këtu do jetë, të thojë ç’të dojë opozita


Kryeministri Rama ka konfirmuar kryebashkiakun Veliaj.

Ai e bëri deklaratën nga Zall Herri ku përuroi 199 banesa të reja për familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Deklarata e Ramës erdhi pas zërave për një konflikt të mundshëm mes të dyve, pasi kryeministri shigjetoi ndërtesat pa leje në Tiranë e mbarë vendin duke kërcënuar me konfiskimin e tyre e duke paralajmëruar masa për autoritetet vendore që i kanë lejuar.

“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata, Lali këtu është. Duke ardhur vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e ka kuptuar se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin mësysh.” – tha Rama.