Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson fajëson qytetarët për “rigjallërimin” e Covid-19


Boris Johnson fajësoi publikun për ringjalljen e koronavirusit që e detyroi atë të rikthente bllokime lokale që prek miliona britanikë.

Kryeministri akuzoi votuesit se ishin ‘të vetëkënaqur’ gjatë verës dhe lejuan Covid-19 të shumohej përsëri, pavarësisht se qeveria e tij lejoi pub-et që të rihapeshin e duke nxitur njerëzit të hanin në restorante për të ndihmuar bizneset.

Komentet e tij në një intervistë për BBC Skoci erdhën teksa kreu i qeverisë tha se qeveria mund të anulonte festimet e Halloween-it në mbarë vendin.

Kufizimet e qeverisë përfshijnë Londrën dhe disa qytete të tjera të mëdha. Familjeve u ndalohet që të përzohen me familjet e tjera kur dalin jashtë banesës së tyre.

Po kështu personat që mund të punojnë nga shtëpia janë urdhëruar ta bëjnë këtë gjë ndërsa restorantet, pubet e lokalet e natës duhet të mbyllen pas orës 10 të natës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *