Vendosni fjalën kyçe....

Brigadat e zjarrfikësve në Angli shpenzojnë 19 mijë dollarë për dekorimin e makinave me ngjyrat LGBTQ, nxisin polemika


Brigadat e zjarrfikësve në të gjithë Anglinë janë përballur me një reagim të ashpër nga qytetarët pasi u zbulua se 17,000 stërlina (19700 dollarë) nga paratë e taksapaguesve janë shpenzuar për dekorimin e mjeteve me ngjyrat e ylberit LGBTQ.

Shërbimi i Zjarrfikësve në Oxfordshire shpenzoi 4,320 stërlina ndërsa shërbimi Dorset dhe Wiltshire pagoi 3,390 stërlina për të bërë ndryshimet, sipas The Sun.

Në Suffolk u shpenzuan 2284 stërlina për një dizajn që përfshin një ylber.

Ndërkohë, 35,000 stërlina të tjera u shpenzuan në të gjithë vendin për mallra me ngjyrë e ylberit si flamujt, etj.

Lëvizja u bë si pjesë e një përpjekjeje gjithëpërfshirëse dhe rekrutimi që nga viti 2017, thanë disa brigada.

Megjithatë, Tom Ryan nga Aleanca e Tatimpaguesve i tha medias: “Shefat e zjarrfikësve duhet të kuptojnë se bojrat e shtrenjta të ylberit nuk bëjnë asgjë për të ofruar shërbimet për shpëtimin e jetës së qytetarëve. Fokusi i tyre duhet të jetë në luftimin e zjarreve dhe jo në luftërat kulturore.”

Këshilli i Qarkut të Oxfordshire tha për gazetën që ridekorimi i një prej automjeteve të tij më të vjetra ndihmoi shërbimin drejt objektivave të tij për ‘barazi, larmishmëri dhe përfshirje’.

Dorset dhe Wiltshire thanë se ngjyrat e ylberit u zgjodhën ‘për të promovuar përfshirjen’.