Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet kamioni në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)


Një kamion është përfshirë nga flakët këtë të enjte në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë rruga është mbuluar nga shtëllungat e mëdha të tymit, ndërsa mjeti është shkrumbuar i gjithi. Lidhur me ngjarjen nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia, por sipas raportimeve në media nuk ka të lënduar.

Ky incident ka krijuar një trafik të rënduar në këtë segment rrugor.