Vendosni fjalën kyçe....

Mziu debat me Ndreun: O shoku polic, mos u bëj si papagall, je dru nga shifrat


Deputeti i PD-së Xhelal Mziui ka debatuar me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Teksa në Komisionin për Reformën Territoriale po diskutohej kjo e fundit, Mziu i është drejtuar ish-deputetit socialist duke i thënë të mos sillet si polic ordiner.

“Asnjë prej jush nuk foli për kompetencë dhe ekonominë, Nuk shkon e zgërdhimja. Mos kalo në rolin e policit ordiner tani. Mos më bo mu si papagalli. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ti. O shoku Pjerin, shoku polic, ku merr vesh nga shifrat t’i, je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale e 2015 nxori në pah edhe probleme. A nuk do ishte normale që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar? Nuk e di kush është qëndrimi juaj. A nuk do të ishte normale, që shërbimi parësor të jetë kompetencë e bashkisë, apo edhe qarkullimin rrugor sidomos brenda qytetit.” – tha Mziu.