Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e biznesmenit shqiptar, media greke zbardh dëshminë e autorit të dyshuar


Media greke ka zbardhur hollësi të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli. 46-vjeçari ishte shpallur i zhdukur që prej 28 gushtit ndërsa trupi i pajetë i tij është gjetur sot nga policia greke.

Autori i dyshuar i vrasjes është një biznesmen grek në fushën e hotelerisë, i cili ka rrëfyer në polici për krimin si dhe ku gjendej trupi i viktimës.

Sipas Dimokratiki.gr 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar për të diskutuar lidhur me një borxh ndërsa pas një përplasjeje ai e ka mbytur atë me litar. Bashkë me biznesmenin grek është arrestuar edhe i biri 20-vjeçar i cili dyshohet se ka ndihmuar të atin për të zhvendosur trupin e viktimës.

Topalli dhe autori i dyshuar i vrasjes kanë lidhur marëveshje biznesi me në vitin 2014 ndërsa në vitin 2019 kanë rënë dakord për rinovimin e hotelit të autorit 53-vjeçarit në përfundim të të cilit ky i fundit i ka mbetur borxh biznesnemenit shqiptar rreth 75 mijë euro.

Media greke shkruan se të dielën e 28 gushtit 2022, biznesmeni shqiptar ka shkuar në hotelin e autorit të dyshuar të vrasjes e më pas të dy kanë debatuar ashpër.

Sipas biznesmenit grek, Topalli ka shkuar mbrëmjen e ngjarjes nën efektin e alkoolit e më pas ka sulmuar atë dhe të birin ndërsa ata janë vetëmbrojtur.

Biznesmeni grek ka pohuar në polici se më pas ka marrë një litar të cilin ia ka vënë në fyt viktimës duke çuar në mbytjen e tij. Më pas ai dhe i biri i kanë hequr rrobat dhe e kanë hedhur trupin në rrugën ku edhe u gjet mëngjesin e sotëm.