Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në kufirin Meksikë-SHBA, mbyten duke kaluar lumin 9 emigrantë


Nëntë emigrantë vdiqën dhe 37 u shpëtuan ndërsa përpiqeshin të kalonin lumin Rio Grande të fryrë nga shiu në Shtetet e Bashkuara pranë Teksasit, thanë zyrtarët e doganave amerikane, duke u bërë thirrje emigrantëve të shmangin kalimin.

Patrulla Kufitare e SHBA-së tha se më shumë shi parashikohet në javën e ardhshme.

“Pavarësisht këtyre kushteve të pafavorshme, Patrulla Kufitare e SHBA-së vijon të ndeshet me grupe të mëdha prej më shumë se 200 e më shumë emgrantësh të paligjshëm që përpiqen të hyjnë përmes lumit Rio Grande çdo ditë.” – tha ajo.

“Në përpjekje për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve, ne po kërkojmë nga të gjithë që të shmangin kalimin të paligjshëm.” – vijoi deklarata.

Agjentët e patrullës kufitare, së bashku me agjencitë lokale të zjarrfikëses dhe policisë, kërkuan të premten për viktima të tjera të mundshme, një ditë pas incidentit të së enjtes, tha më herët Dogana dhe Mbrojtja Kufitare.

53 migrantë u arrestuan nga agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA-së të enjten, duke përfshirë 37 të shpëtuar nga lumi, tha agjencia. Autoritetet qeveritare meksikane arrestuan 39 persona.

Nga nëntë të vdekurit, tre u gjetën nga qeveria meksikane dhe gjashtë nga agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA-së, thanë zyrtarët e doganave amerikane.

Rio Grande u fry ditët e fundit për shkak të shirave jashtëzakonisht të dendur që përmbytën rrugët e Piedras Negras, Meksikë.

Grupe të tjera emigrantësh gjithashtu luftuan të enjten në mbrëmje për të kaluar rrymat e egra të lumit midis Piedras Negras dhe Eagle Pass.

Teksasi ka qenë në qendër të një debati të ashpër kombëtar mbi emigracionin e paligjshëm që ka të ngjarë të luajë një rol në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.