Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra qytetarë vërshojnë nga rrethet për protestën e orës 19:00


Dhjetëra  mijëra qytetarë janë nisur nga të gjitha rrethet e vendit për të marrë pjesë në protestën e orës 19:00 që nis para kryeministrisë.

Protesta e sotme është e teta kombëtare dhe e trembëdhjeta gjithsej e thirrur nga opozita e bashkuar.

Kjo e fundit ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij duke thënë se i ka blerë zgjedhjet e fundit, gjë që sipas tyre vërtetohet edhe më shumë nga përgjimet e fundit që janë publikuar nga media gjermane, “Bild”.

Kreu i PD-së, Basha, nuk ka qenë në vend javën e shkuar, ndërsa ka zhvilluar takime të rëndësishme në Gjermani, me deputetë të Bundestagut.

Në deklaratat e bëra, opozita e bashkuar ka deklaruar se nuk do bëjë asnjë hap në misionin e saj që është dorëheqja e Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *