Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle në disa qarqe, arrestohen 2 persona për armë mbajtje pa leje


Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Në Fushë Kruje u arrestuan shtetasit Leonard Gjeli (Mamli, Noka) i cili kishte armë zjarri dhe fishek luftarak dhe Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit.

Ne Shkodër u arrestua shtetasi Saed Muça, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë që e mbante në makinë.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, përgjatë orëve të vona të mbrëmjses së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u pëfshinë focat operacionale të DVP-ve, Shqiponjat dhe FNSH-të.

Si rezultat i kontrolleve në Fushë Krujë, nga Forcat Operacionale të DVP-Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH Tiranë, u kapën në flagrancë shtetasit:

– Leonard Gjeli alias Leonard Mamli, alias Leonard Noka, 38 vjec, banues në Kurbin dhe Xhentil Çypi, 28 vjec, banues në Luz, Fushë Krujë.

Këta shtetas qarkullonin me një mjet tip “Audi” nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues shtetasin Xhentil Çypi dhe pasagjer shtetasi Leonard Gjeli alias Leonard Mamli alias Leonard Noka.

Në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet, por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit të shtetasit Leonard Gjeli, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Po gjatë operacionit, në Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe ato Operacionale të Shkodrës, me mbështetjen e FNSH-së, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

– Saed Muça, 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, në automjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim”-njofton policia.