Vendosni fjalën kyçe....

Vidhnin biçikleta në Tiranë, arrestohet një person, shpallen në kërkim 2 të tjerë


Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorë të tij me dyshimet se kryenin vjedhje të biçikletave dhe më pas i shisnin.

Policia gjithashtu ka proceduar edhe një 50-vjeçar i cili blinte biçikletat e vjedhura.

Shtetasi E. K., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale u kap në flagrancë në rrugën “Nikolla Lena”, duke vjedhur biçikletën e shtetasit I. D.

Në kërkim janë shpallur dy shtetasit F. B. dhe E. B.

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Tëenty tëo”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 1 shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Procedohet penalisht një 50-vjeçar që përvetësonte biçikletat e vjedhura.

Sekuestrohen 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tëenty tëo”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. K., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi F. B. dhe E. B.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Shtetasi E. K., më datë 02.09.2022, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Nikolla Lena”, duke vjedhur biçikletën e shtetasit I. D.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit F. B. dhe E. B., gjatë vitit 2022, kanë vjedhur 22 biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat më pas ia kanë shitur shtetasit A. D.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në administrim nga shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura”-njofton policia.