Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i IMT-së në “Prestige Resort”/ Përgjegjësi i Mirëmbajtjes: Qindra turistë rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike


Ndërsa vijon prishja e dy pishinave në “Prestige Resort” në Durrës që është në pronësi të “Hysenbelliu Group”, punonjësit e këtij grupi pretendojnë se nga ky aksion rrezikojnë të mbesin pa energji elektrike qindra turistë.

Në një intervistë për televizionin “News 24” me të njëjtin pronar si resorti, përgjegjësi i mirëmbajtjes në restort Astrit Vila tha se shembja është e paligjshme dhe bëri paralajmërimin për problemet me energjinë.

“Është jashtë çdo limiti, e kanë tejkaluar me rreth 200 metra prishjen, nga 450 metra është shkuar në 600. Këtu kalojnë kabujt e trefazorëshit, por këta flasin në telefon çojnë super dhe nuk japin përgjigje. Marrin urdhrat nga Tirana.

Ky resort del jashtë funksionin me pishinat dhe ndriçimin. Sot qindra turistët që kemi rrezikojnë të mbesim pa energji elektrike.”– tha ai.

Ndërkohë zv.presidentja e grupit Hysenbelliu, Fabiola Hysenbelliu, kërkoi të ndalohet ndërhyrja, për shkak se rrezikohet jeta e disa personave pasi poshtë pishinave janë depot e ujit.

“Po rrezikon pishinat e tjera, nuk do vdesim njerëz prej jush, do të plasi uji. Ke depo poshtë shko shikojini.”– thotë zonja Hysenbelliu e cila pretendon se punonjësit po prishin edhe strukturën mbrojtëse të depove të ujit.