Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i mediave ‘Panorama’ Alfred Peza: Shembjet në ‘Prestige Resort’ me urdhër direkt të Edi Ramës


Drejtori i mediave Panorama, Alfred Peza, deklaroi sot se shembja e objektit me leje në resortin ‘Prestige Resort’ në pronësi të “Hysenbelliu Group”, është sulm direkt me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se IMT-ja po vepronte në shkelje të ligjit dhe se dorëheqja e ish-drejtorit Ajet Zyberaj ka të bëjë me aksionin në fjalë, që sipas tij është i paligjshëm.

“Këtu ka ardhur kryeministri, janë bërë shumë takime të ministrave të Brendshëm apo të Turizmit, për turizmin. Në një kohë nga Velipoja deri në Konispolit ka ndërtime pa leje. Ish-drejtori i IKMT dha dorëheqje se nuk pranoi të zbatojë vendimin. Vendimi i parë i Bicit, me sy mbyllur ishte politik që bëhet me urdhër direkt të Edi Ramës. Jam marrë personalisht me këtë çështje, që kjo çmenduri mos të ndodhte, pasi është në shkelje flagrante të ligjit. Sapo ndërrohet kryeinspektorja, më bën të mendoj se urdhri është dhënë direkt nga kryeministri Edi Rama.” – tha Peza.