Vendosni fjalën kyçe....

IMT aksion për prishjen e një pishine në hotelin e pronarit të News24 në Golem


Inspektorët e IMT-së kanë shkuar mëngjesin e sotëm për të prishuar një pishinë në resortin Prestige Resort në Golem.

Sipas drejtuesve të këtij resorti çdo gjë është me dokumente të rregulla e me lejet përkatëse. Ndërkohë fadromat e IMT-së Durrës kanë nisur prishjen e murit të jashtëm të pishinës që është buzë detit.

Ndërkohë deputetët e Partisë së Lirisë Vasili e Xhixho kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën e ndërhyrjes së IMT-së së shoqëruar nga policia.

Ata kanë deklaruar se ky veprim i qeverisë është hakmarrja pas denoncimeve të shumta nga grupi mediatik ‘Hysenbelliu’ që zotëron edhe resortin në fjalë ku bën pjesë edhe televizioni ‘News24’.