Vendosni fjalën kyçe....

Siç kishte paralajmëruar, Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve: Manipulime dhe falsifikime flagrante



Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar sot penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkak të ngritjes së dyshimeve ndaj tij si bashkëpunëtor i Sigurimit.

Publikimin e Autoritetit të Dosjeve për agjentin me inicialet I.M., Meta e ka cilësuar si manipulim dhe shantazh për llogari të kryeministrit Edi Rama.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë.”- shkruan Meta.