Vendosni fjalën kyçe....

Prej vitesh vuante nga kanceri i prostatës, ndahet nga jeta ish-prezantuesi i BBC-së


Ish-prezantuesi i BBC-së, Bill Turnbull ka vdekur në moshën 66-vjeçare pas një “lufte sfiduese kundër kancerit prostatës”.

Turnbull prezantoi emisionin e mëngjesit në BBC-së për 15 vjet, si në Londër ashtu edhe në Salford më vonë. Lajmin e hidhur e bënë të ditur për publikun familjarët e tij.

“Bill do të mbahet mend nga shumë njerëz si një prezantues i shquar që solli ngrohtësi dhe humor në shtëpitë e njerëzve.”– thotë familja sipas BBC.

Në vitin 2018, ai njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës. Pas largimit nga BBC në vitin 2016, ai iu bashkua Classic FM dhe vazhdoi të prezantojë shfaqje në rrjet deri vonë.

Familja e tij shtoi: “Pas një lufte sfiduese dhe të përkushtuar kundër kancerit të prostatës, Bill vdiq i qetë në shtëpinë e tij në Suffolk i rrethuar nga familja e tij të mërkurën, 31 gusht.”

Ata thanë se ai e mësoi diagnozën e tij në 2017 dhe vlerësuan kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve.

Ai u tregua i vendosur, pozitiv dhe u inkurajua jashtëzakonisht shumë nga mbështetja që mori nga miqtë, kolegët dhe mesazhet nga njerëzit që i uronin fat.

Tetorin e kaluar, Turnbull njoftoi një pushim nga emisioni i tij i fundjavës në Classic FM, të cilin e kishte drejtuar për pesë vjet.

Turnull e filloi karrierën e tij në Radio Clyde në 1978 dhe iu bashkua BBC-së si reporter për Today në 1986, përpara se të bëhej reporter për Breakfast Time dy vjet më vonë. Në vitin 1990 ai u bë korrespondent për BBC Neës dhe raportoi nga më shumë se 30 vende. Në Shtetet e Bashkuara ai mbuloi skandalin e Monica Lewinsky dhe gjyqin e OJ Simpson.

Pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ai u bë një nga prezantuesit kryesorë në atë që atëherë ishte BBC News 24. Turnbull punoi gjithashtu për BBC Radio 5 Live.