Vendosni fjalën kyçe....

Motori që drejtohej nga i biri del nga rruga, humb jetën 46-vjeçarja në Kuçovë


Një 46-vjeçare ka humbur jetën në Kuçovë pas një aksidenti me motor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Goraj ku motori që drejtohej nga i biri i viktimës, 20-vjeçari Leonard Pasho është përplasur me bordura e rrugës.

Për pasojë ka humbur jetën e ëma e drejtuesit të motorit, që ishte pasagjere, Miranda Pasho.