Vendosni fjalën kyçe....

Disa fondacione në SHBA financojnë studime për të nxitur vaksinimin Covid-19 në Afrikë e Amerikë Latine, bashkëpunim me Fondacionin Soros


Një nismë e financuar pjesërisht nga Fondacioni Rockefeller po investon fillimisht 7.5 milionë dollarë për të bindur sa më shumë njerëz për të bërë vaksinat Covid-19, njoftoi fondacioni javën e kaluar.

Nisma quhet ‘Project Mercury’, i drejtuar nga Këshilli i Kërkimeve të Shkencave Sociale (SSRC). Në shtator 2021, SSRC mori një grant trevjeçar prej 7.5 milionë dollarësh nga Fondacioni Rockefeller ‘për kostot e nisjes së një konsorciumi kërkimor për të nxitur pranimin e vaksinimit Covid-19 dhe për të ofruar njohuri për të luftuar keqinformacionet shëndetësore’. Granti do financojë kërkimin deri më 31 gusht 2024.

Granti prej 7.5 milionë dollarësh i Fondacionit për SSRC për ‘Project Mercury’ mbetet pjesa e luanit në një total prej 10.25 milionë dollarësh të dhënë gjithashtu nga Fondacioni ‘Robert Wood Johnson’, ‘Craig Newmark Philanthropies’ dhe Fondacioni ‘Alfred P. Sloan’.

“Këshilli i Kërkimeve të Shkencave Sociale (SSRC) njoftoi se do sigurojë fonde fillestare prej 7.2 milionë dollarësh në fonde të drejtpërdrejta kërkimore për 12 ekipe që punojnë në 17 vende, në mënyrë që të kuptojnë më mirë se si luftojnë keqinformimet shëndetësore dhe dezinformatat dhe si të ndërtohen sisteme më të forta informacioni, duke rritur shkallën e vaksinimit kundër Covid-19.” – thuhet në një deklaratë të Fondacionit Rockefeller.

SSRC javën e kaluar njoftoi grupin e saj të parë të ‘shkencëtarëve të shkencave sociale dhe të sjelljes nga e gjithë bota për të prodhuar kërkime të reja shumë të nevojshme mbi zgjidhjet e përshtatura në nivel lokal në Bolivi, Brazil, Bregun e Fildishtë, Ganë, Haiti, Indi, Kenia, Malaui, Meksikë, Nigeri, Ruandë, Senegal, Sierra Leone, Afrikë e Jugut, Tanzani, Shtetet e Bashkuara dhe Zimbabve.

Çdo ekip në ‘Project Mercury’ do marrë mbi 600,000 dollarë për të hulumtuar tema të tilla si ‘Luftimi i dezinformatave shëndetësore me mesazhe të krijuara nga komuniteti: Zhvillimi i një qasjeje të shkallëzuar të drejtuar nga komuniteti në Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara’.

Ekipet do studiojnë gjithashtu se si të ‘shfrytëzojnë ndikuesit për të kundërshtuar dezinformimin’ dhe censurojnë pikëpamjet kundërshtuese në mediat sociale përmes ‘ndërhyrjeve të transformimit të rrjetit për pakësimin e përhapjes së dezinformatave shëndetësore në internet’.

Përveç kërkimit, Fondacioni Rockefeller i bashkohet Institutit të Shoqërisë së Hapur të George Soros (OSI) në financimin e përpjekjeve të komunitetit lokal për të injektuar banorët me vaksina Covid-19.

Në fillim të këtij muaji, Frontline News zbuloi në fillim të këtij muaji se komuniteti hebre ortodoks në Baltimore ka qenë pa vetëdije objektivi i një fushate vaksinimi të financuar nga Fondacioni Rockefeller dhe Instituti i Shoqërisë së Hapur.

Fushata drejtohet nga banorja Laura Kurcfeld dhe ekipi i saj i pesë ungjilltarëve të vaksinave, të cilët financohen nga iniciativa BMoreVaxxed e VALUE Baltimore. VALUE Baltimore, nga ana tjetër, financohet nga Fondacioni Rockefeller dhe OSI.