Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit te “Misto Mame”, rrezikohen banesat


Një zjarr ka shpërthyer mesditën e sotme në një fabrikë të prodhimit të sfungjerit në Tiranë. Nga flakët thuhet se nuk ka njerëz të lënduar, por kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Si dhe mund të rrezikojnë disa banesa aty pranë.

“Më datë 30.08.2022, në ‘Misto Mame’, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– tha Policia.