Vendosni fjalën kyçe....

Lojtari i Tottenham bën akrobaci me topin për të vonuar lojën, kundërshtari e ngre në ajër (Video


Sulmuesi i Tottenham, Richarlison, u godit brutalisht kur një rival i Nottingham Forest tregoi se çfarë mendonte për shfaqjen e tij provokuese në ndeshjen e tyre në Premier League të dielën.

Spurs-at ruajtën ecurinë e tyre të pamposhtur dhe qëndruan në vendin e tretë në tabelën e Premierligës angleze me një fitore 2-0 jashtë fushe.

Në minutat e fundit, Richarlison filloi të vononte lojën duke bërë akrobaci me topin, deri kur lojtari kundërshtar Brennan Johnson e goditi.

Lidhur me incidentin reagoi edhe trajneri italian Conte.

“Ai po bënte akrobaci me topin, apo jo? Është ndeshje dhe ju jeni nën presion. Mendoj se është në rregull. Unë nuk mendoj se ai donte të tregonte mungesë respekti ndaj Nottingham Forest, një ekip vërtet i mirë me një histori të madhe.” – tha trajneri italian.