Vendosni fjalën kyçe....

Lewis Hamilton tallet nga fansat për veshjen e tij të pazakontë (FOTOT)


Kampioni i “Formula 1” Lewis Hamilton është bërë objekt tallje në rrjetet sociale, pas veshjes së tij të pazakontë këtë fundjavë para Grand Prix të Belgjikës.

Për shkak të kapuçit të tij ngjyrë rozë, ai është krahasuar me një çajnik apo objekte të tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zbukuruar me një model të veçantë, kapuçi rozë i zbulonte atij vetëm sytë dhe hundën dhe në mënyrë të pashmangshme tërhoqi vëmendjen e fansave. Hamilton kishte zgjedhur gjithashtu një triko të trashë ngjyrë vjollcë, pantallona të gjata, të kombinuara me atlete të bardha.

 

Fansat shprehën shpejt opinionet e tyre në mediat sociale. Njëri komentonte: “Është sikur gjyshja e tij e ka thurur posaçërisht për këtë event, kështu që ai duhej të premtonte se do ta vishte”.

Një i dytë shtoi: “Jam shumë i sigurt se ai mund të përballojë ndihmë me veshjet.” Ndërsa një i tretë shkroi: “Moda është… një industri interesante.”