Vendosni fjalën kyçe....

Formula 1/ Max Verstappen nuk njeh rival, fiton garën e Belgjikës


Kampioni në fuqi i botës në “Formula 1” Max Verstappen shënoi një tjetër fitore me Red Bull sot garën e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Një garë që piloti holandez e nisi nga vendi i 14-të dhe e përfundoi atë i pari.

Pas tij u rendit meksikani Sergio Perez, shoku i skuadrës te RedBull. Më pas vjen spanjolli Carlos Sainz i Ferrarit.

Ndërkohë shtatë herë kampioni i botës Leëis Hamilton me Mercedes doli jashtë piste dhe e mbylli pa pikë Çmimin e Madh të Belgjikës.