Vendosni fjalën kyçe....

Tirana në telashe para derbit, trajneri Ahmataj nuk paraqitet në stërvitje


Julian Ahmataj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së futbollit të Tiranës. Mësohet se shkak për këtë vendim është bërë humbja e fundit ndaj Kukësit.

Ahmataj nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të kësaj të hëne, madje as ndihmësi i tij, Akil Jakupi. Përgatitjet janë drejtuar nga trajneri i portierëve, Emanuel Egbo, dhe ndihmësi atletik, Kosta Jani.

Ndër emrat që po shihen nga drejtuesit është Gugash Magani i cili ka drejtuar edhe më parë bardh e blutë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *