Vendosni fjalën kyçe....

“I mërzitur për qëndrimin e saj kundër transgjinorëve” – Kongresmenes amerikane i shkon policia në shtëpi pas telefonatës së qytetarit


Kongresmenia republikane Marjorie Taylor-Greene u zgjua të mërkurën në mëngjes nga policia e armatosur jashtë shtëpisë së saj në Georgia.

Individi që thirri policinë në shtëpinë e Greene pretendoi se ishte i mërzitur për kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të seksit të fëmijës dhe pranoi se donte ta bezdiste atë duke thirrur policinë.

Sipas një raporti nga policia e Georgias, oficerët morën një telefonatë pak pas orës 1 të mëngjesit nga një individ i cili u tha atyre se një burrë ishte qëlluar në një vaskë në adresën e kongresmenes. Telefonuesi shtoi se brenda shtëpisë kishte një grua dhe potencialisht fëmijë.

Duke folur me prezantuesin konservator të radios Jack Posobiec më vonë të mërkurën, Greene tha se ajo u zgjua kur trokitën në derën e saj dhe pa njerëz dhe drita jashtë shtëpisë së saj.

“Unë u hodha nga shtrati, vesha rrobat dhe mora armën time.” – i tha ajo Posobiec.

Pasi hapi derën për oficerët me armët drejtuar asaj, Greene tha se ajo ftoi policët brenda dhe shpjegoi se kishte pasur një keqkuptim.

Duke shpjeguar se ajo mund të ishte qëlluar nëse do kishte dalë nga dera me armën e ngritur, Greene e përshkroi incidentin si ‘terrorizëm politik’.

Menjëherë pas thirrjes së parë në polici, autori mori sërish me një ‘zë të krijuar nga kompjuteri’ dhe pranoi se kishte tentuar të rrezikonte Greene, duke pretenduar se ishte ‘i mërzitur për qëndrimin kundërshtues të zonjës Greene për ‘të drejtat e të rinjve transgjinorë’, sipas raportit të policisë.

Një konservatore e vendosur, Greene prezantoi një projektligj javën e kaluar që do ta bënte krim dhënien e të ashtuquajturit ‘ndihmë për afirmimin e gjinisë’ për të miturit.