Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në ecje makina në rrugën Delvinë-Kardhiq


Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në rrugën Delvinë-Kardhiq.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:50 ndërsa makina që ka marrë flakë ka qenë tip ‘Ford’ në pronësi të 34-vjeçarit me iniciale O.H. banues në Tiranë.

Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një defekt teknik ndërsa drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë nga makina.

Njoftimi

“Me datë 26 gusht rreth orës 15:50, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë. Nuk ka dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.”