Vendosni fjalën kyçe....

Konsullja e Ukrainës: Qytetari ynë është i pafajshëm, ishte thjesht një turist


Në ambientet e gjykatës së Elbasanit e cila la në burg dy shtetasit rusë dhe atë ukrainas të arrestuar si pjesë e agjenturave të huaja, ishte e pranishme edhe Konsullja e Ukrainës.

Në një prononcim për mediet, konsullja Svitlana Bogdanova tha se ndodhej aty për të mbështetur bashkëkombësin e saj, për të cilin beson se ishte i pafajshëm.

“Besoj që qytetari ynë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Unë jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje.Detyra ime është të mbroj të drejtat e qytetarit tim. Ai duhet të përfaqësohet nga një avokat dhe të jetë në kushte të mira. Duket se këto gjëra janë garantuar.”– është shprehur ajo.

Ndërkohë në sallë nuk kishte asnjë përfaqësues të ambasadës ruse.