Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Partisë së Lirisë: Si u paguan 70 mijë euro për të blerë një impiant të përdorur


Koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion, Briseida Shehaj ka dalë sot në një konferencë për mediat për një tjetër denoncim lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Sipas saj, janë shpenzuar 70 mijë euro për blerjen e një pajisjeje të përdorur.

“Sot bëjmë publike një kontratë që është lidhur mes një kompanie italiane Ecros Srl dhe Integrate Energy BV shpk, që ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur.

Pra të nderuar qytetarë, ne paguajmë dhjetra miliona euro deri tashmë, ku kompania ka mbledhur jo pak por 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe privati dhe blen pajisje të përdorura.

Kontrata është lidhur në 17 shtator të 2020-ës për një vlerë 70 mijë euro. Ajo çka e bën më të rëndë këtë fakt nuk është vetëm blerja e një pajisje të përdorur por ka rreth dy vite që instancat shtetgërore të cilat duhej ta auditonin këtë kompani nuk e kryejnë punën e tyre. Njësia e zbatimit të projekteve për të mos harruar përbëhet nga tre anëtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë dhe nga dy anëtarë të Bashkisë së Tiranës. Dhe ne sot vazhdojmë paguajmë 29 euro tonin për një impiant të përdorur.”– tha Shehaj.

Po ashtu Shehaj tha se njësia e zbatimit të projekteve në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk auditon edhe pse kontrata ka dy vite që është lidhur.