Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ka mëshirë për vrasësit e gazetares ruse” – Lavrov


Moska nuk do tregojë asnjë mëshirë ndaj atyre që janë përgjegjës për vdekjen e Darya Duginas, ka thënë ministri i Jashtëm rus Segey Lavrov. Hetuesit kanë akuzuar Kievin për organizimin e një komploti për të vrarë gazetaren e komentatoren politike me anë të një bombe në makinë.

“Unë e konsideroj një krim barbar për të cilin nuk mund të jepet falje.” – tha Lavrov të mërkurën, kur u pyet për vrasjen, e cila ndodhi të shtunën në mbrëmje.

Hetimi rus për atentatin shpresojmë se do të identifikojë së shpejti të gjithë fajtorët, shtoi ministri.

“Sigurisht ndaj organizatorëve, ndërmjetësve e ekzekutorëve nuk mund të ketë mëshirë.” – tha ai.

Kur u pyet nëse vrasja ishte ‘një akt terrorizmi apo hakmarrje personal’, Lavrov nuk pranoi të jepte një gjykim. Ai i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij sirian, Faisal Mekdad, në kryeqytetin rus.

FSB, agjencia ruse e sigurisë së brendshme, identifikoi një grua ukrainase, Natalya Vovk, si vrasëse të dyshuar. Ajo kishte hyrë në Rusi me vajzën e saj adoleshente dhe kishte marrë me qira një apartament në të njëjtin bllok ku jetonte Dugina.

Vovk dyshohet se ka qenë e pranishme në të njëjtën ngjarje publike me gazetaren, pas përfundimit të së cilës, sipas hetuesve, kësaj të fundit i hodhën në erë makinën. Vovk iku në Estoni përpara se të kapej, tha FSB.

Ekziston një pamje e një karte identiteti që mban emrin e të dyshuarës që qarkullon në internet, që tregon se ajo është anëtare e një njësie të Gardës Kombëtare të Ukrainës të njohur si Batalioni Azov, i cili është raportuar gjerësisht se ka përfshirë nacionalistët radikalë ukrainas në radhët e tij.

Rusia beson se Vovk veproi me urdhër të qeverisë ukrainase. Kievi ka mohuar çdo përfshirje në bombardimet.

Dugina ishte e bija e filozofit Aleksandër Dugin, një mendimtar i diskutueshëm. Ai shpesh përshkruhet në mediat perëndimore se ka ndikim prapa skenave në politikën e jashtme të Kremlinit. Darya, një figurë publike me njëfarë rëndësie më vete, ndau disa nga idetë e babait të saj për vendin e Rusisë në botë.

Makina e shënjestruar nga vrasësja i përkiste Duginit, i cili thuhet se do të shoqëronte vajzën e tij, por në momentin e fundit përfundoi duke marrë një automjet tjetër.