Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Peleshit: Po mendojmë të rivendosim në punë uzinat e armëve


Në daljen e sotme për mediet, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka në plan të rivendosë në punë uzinat e armëve.

 “Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes.

Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes.”– tha Peleshi.

Këtë deklaratë ai e bëri në një prononcim për mediet jashtë ambienteve të QSUT-së ku kishte shkuar për të vizituar dy ushtarakët e lënduar mbrëmjen e kaluar pas një përballje me tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas.